Ndërron jetë legjenda e WWE, Hulk Hogan

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 18:10 | Sporte të tjera

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi Shqipërinë, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Legjenda e mundjes dhe e televizionit amerikan ndërroi jetë pas një arresti kardiak, shkruan A2.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Gene Bollea, u bë i famshëm në vitet ‘80 si fytyra e WWE.

Prania e tij e jashtëzakonshme, promovimet e fuqishme dhe ndeshjet e paharrueshme e bënë atë një emër të njohur në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos