Kur Red Bulli bëhet vërtet me krahë... Aksidenti Hamilton-Verstappen që ngriti në ajër holandezin

Nga A2 CNN
21 Korrik 2024, 18:36 | Sporte të tjera

Kur Red Bulli bëhet vërtet me krahë... Aksidenti

Gara e Hungarisë në Formula 1 pati një tjetër duel të ashpër mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.

Kampionët e shumëfishtë u përplasën sërish mes tyre, në një aksident ku e pësoi holandezi i Red Bullit, me makinën që i fluturoi jashtë piste.

Në xhiron e 63-të, Verstappen u fut në parakalim duke frenuar shumë vonë në kthesën e parë. Kampioni në fuqi bllokoi gomat, ndërkohë që Hamilton i preku me gomën e përparme gomën e pasme makinës Red Bull, duke e fluturuar jashtë piste.

Verstappen arriti që ta kthente makinën në pistë, por duke humbur disa pozicione.

Videoja e aksidentit: (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos