Noti rikthehet në Pogradec, pishinat dimërore do të mbanin gjallë traditën e këtij sporti

Nga Artin Halili
24 Korrik 2024, 10:17 | Sporte të tjera

Qyteti liqenor e ka pasur traditë stërvitjen e notit, aq sa ndër vite ka pasur edhe rekordmenë në këtë disiplinë siç ishte edhe ish-notari Agron Ruvina, i cili ka qenë pjesë e ekipit të notit në Pogradec. Por si shumë sporte edhe noti ndaloi për shumë vite, pas më shumë se 10 vitesh pauzë tashmë në Pogradec është rikthyer mësimi i notit nga dy ish notarë Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato. Për ish-notarin Sotiraq Iftica rikthimi i këtij sporti është gjë shumë e mirë për Pogradecin, të rinjtë por edhe vetë sportin tradicional.

Edhe prindërit e kanë parë si mjaft pozitive rikthimin e stërvitjes së notit në Pogradec, akoma më entuziastë janë fëmijët që duket se mezi e kanë pritur.

Rikthimi i stërvitjes  së notit është pritur mjaft mirë, interesi është i lartë, por sipas profesorit Iftica ajo që duhet tashmë është një pishinë dimërore, në mënyrë që fëmijët të mos shkëputen nga stërvitja.

Krahas stërvitjes, ish notarët po synojnë edhe ngritjen e një ekipi zyrtar të notit për moshat në mënyrë që të jenë pjesë e eventeve që zhvillohen në këtë disiplinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos