Pas futbollit dhe basketbolli shqiptar ka hequr limitin e lojtarëve të huaj në parket. Këtë edicion në basketbollin shqiptar nuk do të ketë një limit për skuadrat që duan të marrin lojtarë të huaj. Ky ishte vendimi i Federatës shqiptare të basketbollit që synon të rris nivelin e këtij sporti në vend, shkruan A2.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të FSHB-Së, Franko Bushati kjo strategji ndihmon dhe lojtarët shqiptar për ti bërë dhe më konkurrues në parket.
Me heqjen e kufizimit për lojtarët e huaj, synohet që ekipet të rrisin cilësinë në parket por njëkohësisht duhet të behët kujdes dhe për financat, raporton A2.
Sipas Bushatit, prioriteti i Federatës edhe për këtë sezon të ri mbetet, brezi i ri që po rritet me zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve.
Federata shqiptare e basketbollit do të udhëtojë çdo javë në vende të ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri për të rritur të vegjlit me frymën e sportit. (A2 Televizion)