Volejbolli i plazhit, çiftet nga Kosova e Serbia fitojnë kampionatin në Pogradec

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 12:18 | Sporte të tjera

Volejbolli i plazhit, çiftet nga Kosova e Serbia fitojnë kampionatin

Kampionati i Volejbollit të Plazhit për meshkuj e femra, bëri bashkë sportistë e tifozë nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në qytetin e Pogradecit këtë fundjavë.

Turneu ofroi energji dhe emocione dy ditë me radhë për pushuesit dhe sportdashësit.

Në fund, fituese për femra u shpall çifti nga Kosova, ndërsa për meshkuj triumfoi çifti serb.

Organizatorët theksuan se aktiviteti po kthehet në traditë për qytetin, duke e promovuar Pogradecin jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si qendër sportesh verore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos