Të rinjtë bëjnë bashkë yjet, të mësosh nga humbja të shtyn drejt fitores

Nga Dea Kozma
22 Gusht 2026, 13:38 | Sport

Nga tenisi te basketbolli, yjet e sportit janë bërë pjesë e një prej eventeve më të veçanta sportive në Europë. Në Split, në 30-vjetorin e Youth Sports Games, ish-kampionia e tenisit Ana Ivanović është shpallur një nga ambasadoret e reja të aktivitetit, së bashku me legjendën kroate Goran Ivanišević dhe komisionerin europian Magnus Brunner.

Ana Ivanović, ish-numri 1 në botë në tenis tha: “Sporti nuk është vetëm konkurrencë. Ai u mëson fëmijëve disiplinën, këmbënguljen, fair-play-n dhe, mbi të gjitha, si të përballen me fitoren dhe humbjen. Është një nder i madh për mua të jem pjesë e këtyre Lojërave, sepse në qendër të tyre janë fëmijët, sporti dhe miqësia”.

Nuk munguan as emrat e mëdhenj të basketbollit në NBA. Legjenda kroate Dino Radja, iu bashkua emrave si Goran Dragić, Predrag Danilović dhe Željko Obradović.

Ne ua lëmë atyre këtë botë. Mund t’i ndihmojmë, të jemi pranë tyre dhe t’u japim këshilla. Është detyra jonë, por njëkohësisht edhe një kënaqësi shumë, shumë e madhe.”

Dino Radja, ish-basketbollist në NBA, u shpreh se: “Çelësi i suksesit është dashuria për lojën dhe mbështetja e prindërve. Nëse bën diçka që e do, duhet ta shijosh dhe ta bësh gjithmonë me buzëqeshje. Rrugëtimi im nuk ishte i lehtë, por pata njerëz pranë meje që më mbështetën dhe më dhanë shtysën për të ecur përpara”.

Pas 30 vitesh, shifrat tregojnë më shumë se çdo trofe: mbi 3 milionë fëmijë e të rinj kanë marrë pjesë në këto lojëra. vetëm këtë vit, 1,224 sportistë të rinj u nga gjashtë vende u bënë bashkë në Split.

Dhe mes kaq shumë kampionëve, mesazhi është i thjeshtë: këtu nuk ka rëndësi sa i madh është emri në fanellë, por sa i madh është pasioni për sportin. Sepse yjet e sotëm mund të jenë frymëzimi për yjet e së nesërmes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos