Kamëz, shpërthim me lëndë plasëse në makinën në pronësi të 41-vjeçarit

Nga A2 CNN
22 Gusht 2026, 13:05 | Kronikë

Kamëz, shpërthim me lëndë plasëse në makinën

Një sasi lënde plasëse është vendosur ndaj një automjeti në Kamëz, në pronësi të Ylli Trocit, rreth 41 vjeç. Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos