
Edhe pse disa evenimente sportive po luftojnë me ditët për të ndalur në kohë përhapjen e pandemisë, duket se do të dorëzohen përballë koronavirusit. Turneu tenistik Wimbledon, i programuar më 29 qershor deri më 12 korrik, është aktiviteti i radhës që do të pezullohet.
Në Formula 1, edhe Çmimi i Madh i Britanisë po shkon drejt shtyrjes, cirkuit i cili i takon javës së tretë të muajit korrik. Gara e Kanadasë, Francës dhe Austrisë mbeten ende në program, pa asnjë njoftim për anulim apo shtyrje.
Në dyshim është edhe sfida e shumëpritur e boksit mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev, të cilët do të ngjiten në ring më 20 qershor në “Tottenham Stadium”. Koronavirusi nuk është kërcënimi i vetëm për titullin e peshave të rënda, pasi është klubi i Tottenham që do të duhet të luajë ndeshjet në shtëpi në Premier League, e cila do të rinisë në muajt në vazhdim.
Pjesë e listës së sporteve të anuluara janë edhe Botërori i Atletikës në Kinë, ndërsa të gjitha maratonat, ajo e Londrës, Parisit dhe Barcelonës janë shtyrë paraprakisht për në muajin tetor. (A2 Televizion)