Bota e regbisë, dhe jo vetëm, u zgjua e shokuar dje për lajmin e vdekjes së parakohshme të njërit prej personazheve më të dashur të sportit francez.
Christophe Dominici, një nga regbistët europianë më të njohur të viteve ’90-2000, u gjet i pajetë në një zonë disi periferike të kryeqytetit Paris. Sipas dëshmive, ish-atleti u hodh nga një pallat që ndodhej në Parc Saint-Cloud.
I lindur në Tolone 48 vjet më parë nga prindër me origjinë nga Korsika, Dominici ishte protagonist në disa prej fitoreve më të mëdha të Francës në atë sport.
Christophe Dominici, një nga regbistët europianë më të njohur të viteve ’90-2000, u gjet dje i pajetë. Sipas dëshmive, ish-atleti u hodh nga një pallat që ndodhej në Parc Saint-Cloud Dominici ishte protagonist në disa prej fitoreve më të mëdha të Francës në atë sport Dominici praktikisht çoi në finale të Kupës së Botës vendin e tij, pas një aksioni individual ndaj gjigantëve të Zelandës së Re, që gjykoheshin si të pamposhtshëm Pikërisht nga humbje e asaj finale ndaj Australisë, Dominici filloi të shfaqë problemet e para psikike Kopertina e revistës "L'Équipe"
Fitues 4 herë i turneut të Gjashtë Kombeve, francezi arriti kulmin e tij në vitin 1999, kur praktikisht çoi në finale të Kupës së Botës vendin e tij, pas një aksioni individual ndaj gjigantëve të Zelandës së Re, që gjykoheshin si të pamposhtshëm.
Pikërisht nga humbje e asaj finale ndaj Australisë, Dominici filloi të shfaqë problemet e para psikike, edhe pse vijoi karrierën deri në vitin 2007.
Dominici ishte personazh i dashur nga publiku francez. Sot, lajmi i vdekjes tragjike u komunikua në Parlamentin francez, ku të gjithë deputetët duartrokitën të ngritur në këmbë. (A2 Televizion)