Squid Game publikohet në nëntor, Netflix zbulon trailerin dhe kastin e aktorëve

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 11:33 | Lifestyle
Squid Game publikohet në nëntor, Netflix zbulon trailerin dhe kastin e

Seriali më i shumëpritur i Netflix, "Squid Game" do të ketë premierën në nëntor, por adhuruesit e serive që thyen rekord shikueshmërie në sezonin e parë, janë ekzaltuar teksa është publikuar traileri i parë i sezonit të ri.

Shërbimi i transmetimit ka shpërndarë trailerin e serive “The Challenge”, por videoja nuk zbulon shumë se si do të përfshihen konkurrentët në lojë, por është e qartë se Netflix po përpiqet të rikrijojë sa më shumë atmosferën e serialit origjinal televiziv.

https://youtu.be/pKltt3fQJyw

Po ashtu, janë bërë të ditur edhe emrat e aktorëve që do të luajnë në sezonin e dytë të “Squid Game”. Protagonisti Lee Jung-jae, si dhe të mbijetuarit Lee Byung-Hun, Wi Ha-jun dhe Gong Yoo, do të kthehen për më shumë aksion në sezonin e dytë.

Në të njëjtën kohë, u njoftua shtimi i katër aktorëve meshkuj në kast. Ata janë Im Siwan, Kang Ha Neul, Park Sung Hoon dhe Yang Dong Geun.

Në serialin me 10 episode, 456 persona konkurrojnë në evente “të frymëzuara” nga Squid Game, si dhe lojëra të reja që i shtohen serialit.

https://youtu.be/9WitWB7KU8E

Fituesi merr çmimin e madh prej 4.56 milionë dollarë. Xhirimet për seritë e reja kanë përfunduar në muajt e parë të 2023.

Drama koreane mbetet seriali më i ndjekur televiziv i Netflix i të gjitha kohërave, me mbi 1.6 miliardë orë të para që nga qershori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos