
Mëngjesi i së dielës më gjen në qytet. Parkoj makinën në zemër të Tiranës, nga ku çdo ditë mund të aksesoj lehtësisht punën dhe takimet e përditshme.
Shumë njerëz mund t'ju thonë se ka shumë poezi dhe ndjesi të mirë në një filxhan çaji, por unë sot po e shijoj shoqëruar me lajmet kryesore të ditës.
E diela nuk është e qetë në Toptani Shopping Centre. Jo vetëm se është destinacioni i preferuar i fundjavave në qytet, por edhe për faktin se festohet 6 vjetori i hapjes së qendrës tregtare. Festa ka nisur që prej të premtes së 3 marsit, dhe kryefjalë është vetëm argëtimi.
Një tullumbace e kuqe në formë zemre ka bërë të lumtur një vajzë që fotografohet nga mamaja e saj. Nëna kërcen me nipin duke shijuar muzikën në sfond. Një foto më këngëtaren e preferuar. Një çift kërcen nën ritmet e këngëve latine. Kënaqësi më vetë janë edhe vitrinat me produktet që prej kohësh po mendoni t’i blini, por që mund t’i merrni më çmim më të lirë.
Të gjitha copëzat plotësojnë panoramën si ky puzzle që fëmijët po formojnë me kaq përkushtim.
Ah fëmijët! Ata po e shijojnë më shumë nga të gjithë festën, kërcimin, vizatimet, këndin e lojërave, puthjet dhe përqafimet me shumë dashuri. Ndërsa shoh mamatë me fëmijët e tyre, mendoj se ky është momenti i duhur për të bërë edhe unë mamanë time të lumtur me një dhuratë për 8 marsin.
Alternativat janë të shumta, si në varietet ashtu edhe në çmim. Prej 6 vitesh në zemër të qytetit, vendndodhja e Toptanit ua bën jetën më të lehtë të gjithë qytetarëve që po kërkojnë dhuratën e duhur për mësuesen e fëmijëve, për mamin, motrën, shoqen dhe për çdo njëri që ju zgjidhni të bëni të lumtur në këtë fillim marsi.
Mos harroni t’i bëni dhe vetes një dhuratë. Këto ditë ju kushton më pak. (A2 Televizion)