Starova i merr një pikë Partizanit, penalltitë vendosin fatin e takimit

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 21:11 | Futboll
Starova i merr një pikë Partizanit, penalltitë vendosin fatin e

Partizani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim ndaj Laçit në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, duke i dhënë kështu mundësinë Kukësit që të afrohet në 8 pikë të dielën, nëse mund Teutën.

Miqtë e drejtuar nga ish-trajneri i “Të Kuqve”, Sulejman Starova, shënuan në të 22’ falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Shtubina, ndërsa dominuan pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Partizani u përpoq të bënte diçka më shumë në fazën ofensive dhe rrezikoi disa herë portën kundërshtare, por duke i dhënë mundësi Laçit të shënonte me kundërsulm. Kurbinasit nuk e bënë dhe në të 82’ ishin vendasit që arritën të barazonin, po me penallti, të realizuar mjeshtërisht nga Bruno Telushi.

Një pikë që në fund e kënaq Skënder Gegën, por ndoshta jo tifozerinë e Partizanit, që priste një fitore për t’u shkëputur dhe festuar sa më parë titullin kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos