
Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, ka festuar ngjitjen në elitën e futbollit francez.
Skuadra e tij, Metz, pas fitores2-1 ndaj Red Star siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit francez.
Balliu ka qenë titullar i padiskutueshëm në radhët e francezëve, madje këtë sezon ka arritur të gjejë edhe rrugën e golit.
Ndërkohë, Metz, 3 javë nga fundi, është edhe pranë shpalljes kampion në Ligën e dytë franceze teksa mban vendin e parë me 7 pikë diferencë, por me një ndeshje më shumë se vendi i dytë. (A2 Televizion)