
Partia Demokratike kërkon përjashtimin e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri, nga toga e zezë që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrimin e ndryshimeve statutore të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Kërkesa është shortuar dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Kostandini. Më herët, Zhukri kërkoi të heqë dorë nga çështja për konflikt interesoi, por kërkesa e tij nuk u miratua nga nënkryetari i gjykatës.
Ndërkohë, kërkesa e paraqitur nga Partia Demokratike për regjistrim ndryshimesh statutore të korrikut 2021, e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça, ka kaluar në seancë gjyqësore. Seanca e parë është caktuar më 15 shkurt. (A2 Televizion)