
Nëse jeni duke u përgatitur për të shkuar me pushime, një stjuardesë ka këshillat më të mira që mund të merrni për një udhëtim. Esther Sturrus, e cila punon për linjën ajrore holandeze KLM, shpesh ngarkon video në TikTok se si është jeta si stjuardesë, ndërsa ndan edhe disa këshilla të dobishme.
Një nga këto video do të jetë e dobishme këto ditë pasi ofron disa truke të zgjuara teksa ju duhet të qëndroni në një hotel. Një nga këshillat më të rëndësishme lidhet me momentin kur duhet të siguroheni që keni marrë gjithçka nga dhoma. Pra të ikni pa përjetuar atë ndjesinë se keni lënë diçka në hotel, por edhe disa këshilla shtesë.
Si mund të arrihet kjo? Ndiqni videon më poshtë. (A2 Televizion)