
Një studim i ri nga Shkolla e Shëndetit Publik të Teksasit A&M tregon se në cilën ditë të javës punëtorët janë më pak produktivë. I gjithë studimi është bazuar në kompjuterët e tyre.
Pas dy vitesh kërkime në kompjuterët e të paktën 789 punonjësve në ditë dhe periudha të ndryshme të javës, ata arritën në përfundimin se pasditja e së premtes është koha kur punonjësit janë më dembelë.
Sipas NewYorkPost, Taehyun Roh, një asistent profesor në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatistikës tha, "Ne zbuluam se përdorimi i kompjuterit u rrit gjatë fillimit të javës dhe më pas u ul ndjeshëm të premteve."
Vihet re se puna nga e hëna në të mërkurë është përfunduar në mënyrë korrekte dhe më pas fillon të ulet. (A2 Televizion)