
Klubi i Flamurtarit ka reaguar për herë të parë pas dhunës ndaj fotografit të klubit, në ndeshjen Partizani-Flamurtari.
Klubi vlonjat ia faturon të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen kryeqytetasve duke e cilësuar si dështim në organizimin e ndeshjes.
Ata kanë publikuar listën e pjesëtarëve të klubit, ku tregohet roli zyrtar i Shkëlqim Ramajt si zëdhënës shtypi, prej dy vitesh i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Flamurtari dënon aktet e dhunës dhe kërkon nga autoritetet përkatëse, vendosjen e drejtësisë dhe zbatim të rregullores. (A2 Televizion)