Strakosha “tërheq” vëmendjen e gjigantëve të Premier League

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 21:31 | Futboll
Strakosha “tërheq” vëmendjen e gjigantëve të

Thomas Strakosha ka përfunduar kontratën me Lazion, dhe nuk ka dëshirë ta rinovojë atë, pas një sezoni ku shqiptari nuk pati besimin e plotë të trajnerit Maurizio Sarri.

Për shërbimet e kuqeziut janë interesuar disa ekipe, me Newcastle dhe Fulham që ishin pranë transferimit, por që nuk u konkretizua.

Por kjo nuk do të thotë që shpresat për të parë portierin në Premier League të jenë shuar, madje ai mund të hyjë aty nga “dera kryesore”.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1536727482283569157

Fabrizio Romano, një nga ekspertët më të njohur edhe të informuar të merkatos europiane, i kushton një postim në Twitter shqiptarit, duke hedhur idenë se Strakosha mund të jetë një objektiv i gjigantëve të Chelsea.

“Strakosha po tërheq vëmendjen e Chelsea, duke qenë me parametër zero. Chelsea po e vlerëson si zëvendësuesi i Kepa, në rastin që ky i fundit do të largohet gjatë verës”, janë fjalët e Romanos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos