Strasburgu i kërkon Shqipërisë të mos e ekstradojë turkun Simsek

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 19:05 | Aktualitet
Strasburgu i kërkon Shqipërisë të mos e ekstradojë

Gjykata e Strasburgut urdhëron Shqipërinë të mos e dëbojë turkun Selami Simsek.  Strasburgu është vënë në lëvizje nga avokati Elton Hyseni.

Masa e sigurimit të padisë iu është komunikuar palëve ditën e sotme. Strasburgu urdhëron autoritetet shqiptare mos ta dëbojnë Simsekun derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.

Në janar 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi me 18 muaj burg turkun Simsek për “falsifikim të dokumenteve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos