As bursat apo përjashtimi nga tarifat, pjesë e përpjekjes së qeverisë për të joshur maturantët drejt 35 degëve të shpallura si “prioritet kombëtar”, nuk kanë dhënë efekt... studentët e rinj vijojnë t’i mbesin besnik profilit të vjetër ekonomik.
Nga rreth 21 mijë gjimnazistë të sapodiplomuar në total, gati gjysma e tyre kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në kryeqytet. Pjesa më e madhe e tyre janë në profilet e administrimit të biznesit e financës, ndërsa më të paktë janë ata në Informatikë Ekonomike apo Eknomiks.

Këtë vit të ri akademik, studentët e rinj në Fakultetin e Ekonomisë do të mund të zgjedhin nëse procesin duan ta zhvillojnë në gjuhën shqipe apo atë angleze. Ashtu si edhe vjet, të paktën teorikisht, sipas dekanit Kule, studentët mund të kenë detyrimin për të qenë të vaksinuar për të ndjekur procesin akademik në auditorë. (A2 Televizion)