
Në mes të sezonit të provimeve dhe të nxehtit përvëlues, studentët e mjekësisë kërkuan që në seancën e fundit parlamentare të mos votohet vendimi i qeverisë për t'i mbajtur ata 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit.
Pasi zëri i tyre nuk u dëgjua në konsultime dhe në Komisione, studentët kërkuan fjalën në Parlament. Sipas tyre, vendimi i qeverisë është i njëanshëm dhe se shkel të drejtat kushtetuese.
Duket se projektvendimi është marrë si shembull nga vendet europiane. Studentët nuk janë kundër qëndrimit në Shqipëri, por thonë se largimi detyrohet për shkak të kushteve.
Nëse studentët dështojnë në mbrojtjen e kauzës së tyre në rrugë ligjore, paralajmërojnë bojkotin e vitit të ri akademik. (A2 Televizion)