Studentët takohen me Kryeministrin pa u njoftuar!

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 11:51 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor.

Por ai u përballë menjëherë me reagimin e studentëve, madje njëra prej tyre braktise edhe sallën, pasi u shpreh se nuk ishin njoftuar se aty do të ishte prezent edhe Kryeministri.

Studentët u thirrën në takim për të diskutuar për dialogun dhe adresimin e problematikave përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Universitetit. Por nuk ishin paralajmëruar që do të vinte Kryeministri Edi Rama.

“Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga Rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen”, tha studentja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos