Autori i masakrës në Teksas sapo ishte pushuar nga puna

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 08:22 | Bota
Autori i masakrës në Teksas sapo ishte pushuar nga puna

Autori i dyshuar i masakrës në Teksas ditën e shtunë, ishte pushuar nga puna mëngjesin e asaj dite dhe mori në telefon policinë dhe FBI-në përpara sulmit me armë ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Shefi i Policisë së Odesës tha se agresori dhe kompania në të cilën ai punonte telefonuan policinë pasi ai ishte pushuar nga puna, por ai kishte ikur në momentin që policia arriti në vendin e tij të punës.

7 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në masakrën që vjen vetëm një muaj pasi një tjetër person i armatosur vrau 22 persona në El Paso të Teksasit.

Autoritetet e kanë identifikuar autorin e sulmit. Ai është 36-vjeçari Seth Aaron Ator, i cili punonte te “Journey Oilfield Services”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos