Studimi mbi votat e opozitës, ISP: Rritja fiktive e mazhorancës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 14:17 | Politikë
Studimi mbi votat e opozitës, ISP: Rritja fiktive e mazhorancës

Deputetët e opozitës kërcënuan se nuk do të votojnë Kodin Zgjedhor. Por, në 3 muajt e fundit, që përkoi me periudhën e pandemisë, mazhoranca tregoi se ishte totalisht e blinduar me ligjet e aktet normative që kaloi.

Sipas një studimi të Institutit të Studimeve Politike (ISP), vetëm 5-8% e opozitarëve të rinj i kanë bërë oponencë me votë nismave ligjore të PS-së. Pjesa tjetër, vullnetarisht ka votuar pro saj, pavarësisht se bëhej fjalë për nisma që shpesh kanë hasur në kontestime të forta publike.

“Mazhoranca ka arritur të ketë në mbështetje të saj nga 80%-94% të votave të të gjithë Parlamentit. Në total, ajo ka ruajtur mesatarisht 88% të votave të Kuvendit, pra 38% më shumë sesa i duhen për miratimin e ligjeve (50%+1) dhe 28% të 140 deputetëve më shumë sesa numri i votave që i duhen për të miratuar ligje organike, me shumicë të cilësuar”, thuhet në studimin e ISP-së.

Gjatë periudhës së pandemisë, mazhoranca kishte 20% deri në 33% më shumë vota pro. Por, krahas të bindurve, ISP vëren se dhe brenda opozitës ka opozitë që voton kundër vullnetit të qeverisë. Por, këta deputetë përbëjnë vetëm 5-8% të saj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos