Rritet bilanci i COVID-19 në Britaninë e Madhe, arrin nivelin e tre muajve më parë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 11:50 | Bota
Rritet bilanci i COVID-19 në Britaninë e Madhe, arrin nivelin e tre

Autoritetet shëndetësore britanike kanë konfirmuar se 1735 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 13 viktima.

Shifrat përfaqësojnë rritjen më të madhe të rasteve nga qershori i këtij viti. Rritje shënohet edhe në Skoci, ku rastet pothuajse ishin zhdukur dhe sot janë rikthyer në nivelet e majit, me rreth 100 raste në ditë.

Edhe pse situata shëndetësore në vend paraqitet nën kontroll, falë përforcimit të strukturave, janë rreth 800 personat në spital nga pasojat e pandemisë, midis tyre 85 janë në terapi intensive.

https://a2news.com/2020/08/21/covid-19-pushton-serish-europen-rritje-e-shpejte-e-rasteve-obsh-nuk-ka-nevoje-per-izolim/

Indikatori R, që tregon numrin e personave që çdo individ me COVID-19 mund të infektojë , po i afrohet sërish te shifra 1, ndërkohë që duhet të jetë poshtë këtij numri.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos