Studimi në SHBA, rekomandohet përdorimi i antibiotikëve me kohë të shkurtër

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 09:40 | Bota
Studimi në SHBA, rekomandohet përdorimi i antibiotikëve me

Kolegji Amerikan i Mjekësisë thotë se regjimi me kohë të shkurtër me antibiotikë mund të jetë më i mirë dhe i sigurt për disa lloje infeksionesh.

Grupi publikoi një këshillë për praktikën më të mirë për trajtimin e bronkitit akut, pneumonisë, infeksioneve urinare, celulitin dhe infeksionet në lëkurë.

Shkencëtarët thonë se përdorimi i gjatë dhe i panevojshëm i antibiotikëve për këto probleme mund të çojë në rezistencë ndaj antibiotikëve. Kjo bën që bakteret të bëhen rezistente ndaj ilaçeve të prodhuara për t’i vrarë ato. Sipas studimit, përdorimi i shkurtër i antibiotikëve ul rreziqet për efekte anësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos