Studimi: Një në 3 persona kanë efekte anësore nga vaksina

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 09:48 | Bota
Studimi: Një në 3 persona kanë efekte anësore nga vaksina

Një studim i ZOE COVID ka dalë në përfundimin se personat që e kanë kaluar Covid-19, kanë dy herë më shumë mundësi që të kenë efekte anësore nga vaksina.

“Një e treta (33%) e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë pasur të paktën një efekt anësor 7 ditë pas marrjes së vaksinës, në krahasim me 19% të atyre që më parë nuk ishin infektuar”, thuhet në studim.

Bëhet fjalë për simptoma të lehta, ku përfshihet edhe dhimbja në zonën e injektimit.

Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë lodhja (9%), dhembja e kokës (8%) dhe ethe (4%).

“Shumica e efekteve anësore u vunë re dy ditë pas vaksinimit”, shton studimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos