Të paktën 4 persona humbën jetën, dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e përmbytjeve që përfshin qytetin e Sucre në Bolivi.
Edhe pse stuhia e goditi qytetin bolivian për vetëm 30 minuta, shumë nga rrugët kryesore të tij u kthyen në lumenj të rrëmbyer, duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara.
Zonat më të dëmtuara nga përmbytjet ishin ato rurale, për shkak dhe të bllokimit të kanaleve kulluese.
Presidenti Luis Arce vizitoi zonat e dëmtuara nga përmbytjet dhe ofroi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. (A2 Televizion)