Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy stuhive të fuqishme që goditën Karaibet.
Uragani “Marco” dhe stuhia tropikale “Laura” sollën erëra të forta dhe reshje të dendura si dhe dallgë të fuqishme duke iu marrë jetën 9 personave në Haiti dhe të paktën 3 të tjerëve në Republikën Domenikane.
Reshje të dendura gjithashtu u regjistruan dhe në Kubë dhe territorin amerikan të Porto Rikos.
Sipas meteorologëve, të dy stuhitë pritet të fitojnë fuqi dhe në orët në vijim pritet të godasin përkatësisht Louisian-ën dhe Teksasin.
Qendra Kombëtarëve e Uraganëve në SHBA ka nxjerrë një alarm për banorët e zonave ku pritet të godasin stuhitë dhe për këtë arsye mijëra prej tyre janë larguar nga banesat. (A2 Televizion)