Suedia në NATO, ambasadorja Hastad: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 18:12 | Politikë
Suedia në NATO, ambasadorja Hastad: Jemi mirënjohës për

Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Suedisë në NATO, qëndrim të cilin Kryeministri Rama ia ka shprehur personalisht ambasadores, Elsa Hastad. Në një takim me mediat, diplomatja suedeze tregoi se si vendi i saj dëshiron të kontribuojë në sigurinë e përbashkët të Aleancës Atlantike.

 “Takova kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kontaktova edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, të dy më garantuan mbështetjen e Shqipërisë për Suedinë në këtë proces. Ju jemi mirënjohës. Suedia ka marrë vendime për të rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes, duke kapur pragun e 2% të prodhimit të brendshëm bruto. Suedia do të kontribuojë në NATO me kompetencën tepër të lartë teknologjike që ka dhe pajisjet e saj në terrene të vështira. Ne do të jemi një anëtar i besuar i NATO-s dhe anëtarëve të saj.”

Diplomatët suedezë në të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë nisur konsultimet për të marrë mbështetjen për vendin e tyre, por ambasadorja suedeze theksoi se me Turqinë po bëhet një punë më intensive pas kushteve që ky shtet i vendosi Suedisë.

https://a2news.com/2022/05/17/parlamenti-i-finlandes-voton-pro-anetaresimit-ne-nato-suedia-firmos-aplikimin/

“Ne i kemi lexuar lajmet në media për ngurrimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, për këtë arsye ne po ndjekim çdo rrugë dhe hapësirë diplomatike për të komunikuar me to. Përveç skepticizmit së Turqisë, pothuajse të gjitha vendet e tjera e garantojnë anëtarësimin e Suedisë”.

Me vendimin për t’u anëtarësuar në NATO, Suedia, njësoj si Finlanda, i jep fund një politike shumëvjeçare neutraliteti ushtarak. Një qasje e re në marrëdhëniet me jashtë që ambasadorja suedeze e cilëson historike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos