Sulm kamikaz në një qendër edukimi në Afganistan, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 11:07 | Bota
Sulm kamikaz në një qendër edukimi në Afganistan,

Një sulm kamikaz në një qendër edukimi në Kabul iu mori jetën të paktën 24 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nxënës.

Sipas ministrisë së Brendshme rojet e sigurisë identifikuar personin që aktivizoi bombën e vendosur në trupin e tij në qendrën arsimore Kawsar.

Pjesa më e madhe e viktimave janë nxënës nga 15-26 vjeç, ndërkohë që bilanci pritet të përkeqësohet më tej pasi numri i të lënduarve është tepër i madh.

Sulmi u mor përsipër nga militantët e Shtetit Islamik në një postim në rrjetet sociale, pa dhënë më shumë detaje për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos