
Të paktën 11 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë Universitetit të Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë ndarë në spitale të ndryshme për të marrë ndihmën e parë.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe arrestoi dy personat e dyshuar si autorë të të shtënave.
Të arrestuarit janë Daryl Sansbury 28 vjeç dhe Miles Moss 24 vjeç, të cilat qëlluan me armë këdo që iu dilte përpara pa bërë asnjë dallim.
Motivet e këtij krimi ende janë të paqarta, ndërkohë që autoritetet po hetojnë në disa pista. (A2 Televizion)