
Një 47-vjeçar në kryeqytet ndodhet në spital si pasojë e një konflikti të çastit, ku mbeti i plagosur nga një sulm me thikë.
Autoritetet kanë identifikuar autorin e krimit, shtetasin M.C, 38 vjeç, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar rrethanat që çuan në sulmin e tij ndaj 47-vjeçarit A.I, në zonën e njohur si Oxhaku.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)