Disa persona raportohen të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një sulmi me thikë në një stacion treni në Frankfurt.
“Frankfurter Allgemeine” ka raportuar se të paktën 3 persona mbetën të plagosur, ndërsa policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.
Dëshmitarët kanë thënë se autori i këtij sulmi dukej se ishte në gjendje të alkoolizuar dhe i zgjodhi viktimat e tij në mënyrë të rastësishme.
Megjithatë, policia theksoi se po heton edhe pista të tjera për këtë ngjarje, lidhjet e autorit me viktimat ose edhe motivet politike. (A2 Televizion)