Bora pushton pjesën qendrore të SHBA, tornadot "shkatërrojnë" Alabamën

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 13:44 | Bota

Një person humbi jetën, pasi një tornado shkatërruese goditi Alabamën natën e kaluar, duke bllokuar njerëzit në shtëpitë dhe makinat e tyre, si dhe duke shqyer çatitë nga një kishë dhe një hotel, ndërkohë që një stuhi e madhe dimri mbuloi pjesën qendrore të SHBA.

Viktima është një i ri që u godit pas shembjes së një shtëpie ndërsa tentonte të strehohej në një bodrum të Fultondale, ndërsa disa persona të tjerë u plagosën në mënyrë kritike dhe ndodhen në spital.

Kryetari i bashkisë së Fultondale, Larry Holcomb, tha se të paktën 20 persona kishin pësuar lëndime si rezultat i tornados, pesë prej të cilëve ndodhen në spital. Shefi i zjarrfikësve të qytetit tha se shumë njerëz mbetën të bllokuar në ndërtesa dhe makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos