
Një burrë ka qëlluar me thikë disa persona në një park pranë Parisit, duke lënë të vdekur një prej tyre, përpara se të vritej nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Villejuif, 7km në jug të kryeqytetit francez.
Sipas disa dëshmitarëve, agresori kishte veshur edhe një jelek me eksplozivë, por kjo gjë u mohua nga forcat e rendit.
Sipas dëshmive, personi ka filluar të godasë të pranishmit në park me një thikë, si pasojë e të cilave një 50-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkohë që dy të tjerë ndodhen në gjendje të rendë në spitalet e zonës.
Atentatori fillimisht ka tentuar të zhduket në një qendër tregtare, por është goditur nga forcat e rendit që mbërritën të shumta në vendngjarje.
Edhe pse sipas disave personi ka thirrur “Allah Akbar” para aktit kriminal, ende nuk konfirmohet pista e terrorizmit. (A2 Televizion)