Vrasja e gjeneralit iranian, Trump: Duhet ta kishim hequr qafe vite më parë

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 15:50 | Bota
Vrasja e gjeneralit iranian, Trump: Duhet ta kishim hequr qafe vite më

Pasi reagoi vetëm me një flamur amerikan dhe një frazë të mëvonshme në Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi sërish rrjetin social për të folur mbi sulmin ajror që vrau në Irak gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

https://a2news.com/2020/01/03/u-sulmua-ambasada-amerikane-ne-bagdad-trump-hakmerret-duke-vrare-kreret-ushtarake-te-iranit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Trump theksoi se ky gjeneral ishte përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve.

“Gjenerali Qassem Soleimani ka vrarë dhe ka plagosur rëndë mijëra amerikanë dhe po planifikonte të vriste të tjerë, por u kap! Ai ishte përgjegjës direkt dhe indirekt për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë një numër të madh protestuesish të vrarë në Iran. Edhe pse Irani nuk do ta pranojë kurrë, Soleimani urrehej nga populli që në të njëjtën kohë i trembej atij. Iranianët nuk janë aq të dëshpëruar sa duan t’i tregojnë botës udhëheqësit e tyre. Duhet të ishte hequr qafe vite më parë”, lexohet në postimin e Trump. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/03/qassem-soleimani-u-be-copash-nga-predha-amerikane-trupi-i-tij-u-identifikua-vetem-nga-unaza/

A2 CNN Livestream

Latest Videos