Sulmet kibernetike ndaj bankave, Ibrahimaj: Kemi mbi 1 milion tentativa të hakerave në muaj

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 10:30 | Ekonomi
Sulmet kibernetike ndaj bankave, Ibrahimaj: Kemi mbi 1 milion tentativa të

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundvitit, ka folur edhe për sulmin kibernetik në sistemin bankar në vend.

Ibrahimaj siguroi se nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. “Sektori bankar ka pasur sulme kibernetike. Dua t’iu siguroj që ka mbi 1 milion sulme në muaj si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Tashmë lufta kibernetike është e prekshme, prek çdo sektor. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj, por edhe komunikimeve që ne kemi pasur me guvernatorin e Shqipërisë, nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve.

Qeveria është duke ndërmarrë një reformë në këtë ndërtim dhe duke ndërtuar të gjithë infrastrukturën për monitorimin e sulmeve që do të vijnë në të ardhmen. Kjo është një dukuri që ndodh në të gjitha vendet e botës. Kjo është një luftë e re e erës së re”, tha Ibrahimaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos