Sulmet kibernetike në Shqipëri, Borrell: Përpjekje për të goditur demokracinë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 22:24 | Aktualitet
Sulmet kibernetike në Shqipëri, Borrell: Përpjekje për

Përfaqësuesit i Lartë i BE, Joseph Borrell zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas sulmeve të fundit kibernetike ndaj disa faqeve dhe shërbimeve zyrtare.

Borrell shkruan se këto sulme të organizuara për të goditur shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“Bisedova me kryeministri Edi Rama për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime për sigurinë dhe integritetin e Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institutet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. Do të qëndrojmë pranë Shqipërisë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos