Sulmet në Siri, presidenti Erdogan: Do të vijojnë nëse nuk zbatohet marrëveshja

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 21:51 | Bota
Sulmet në Siri, presidenti Erdogan: Do të vijojnë nëse nuk

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaron se ushtria turke do ta vazhdojë operacionin "Burimi i Paqes" dhe do të shënjestrojë elementet terroriste në veri të Sirisë, pas afatit 120-orësh, nëse nuk zbatohet marrëveshja e arritur midis Turqisë dhe SHBA-së.

Siç raporton Anadolu Agency, Erdogan ka saktësuar se qëndrimi i Turqisë në krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë ka qenë gjithmonë i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar.

Ai deklaroi se forca të regjimit sirian janë të pranishme në disa pjesë të zonës së operacionit turk në Sirinë veriore. "Këtë çështje do ta diskutoj me Putin", shtoi presidenti turk, takim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos