
Hakimi i sistemit TIMS vërtetoi edhe një herë sa të cenueshme janë sistemet online në Shqipëri. Sipas Microsoft, sulmi u zhvillua nga 4 grupe hakerash të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.
Komuniteti shqiptar i ekspertëve të sigurisë kibernetike ngre dyshimet se pas sulmit fshihen edhe shtete të tjera.
Penetrimi në të dhëna filloi me Administrata.al. Më pas, situata u përshkallëzua pas aksesit në e-Albania dhe në sistemin TIMS, ku edhe efektet te qytetarët ishin më të prekshme.
Rreziku është real edhe për sistemet bankare, operatorët telefonike, sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, për sigurinë ajrore, etj. (A2 Televizion)