Greqi-Shqipëri: Lehtësi në lëvizje, pa vonesa dhe pa vështirësitë e hasura më parë

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 12:48 | Politikë
Greqi-Shqipëri: Lehtësi në lëvizje, pa vonesa dhe pa

Lehtësi në lëvizje, pa vonesa dhe pa vështirësitë e hasura më parë premtoi zv.ministri i Brendshëm grek në takimin me homologun shqiptar, Andi Mahila. Në një deklaratë për mediat nga Kakavija, zv.ministri grek tha se do të bashkëpunimi ndërkufitar të jetë 24 orë në 365 ditë të vitit. 

“Është takimi i tretë brenda dy muajsh që tregojnë vullnetin e mirë të të dyja palëve për të kontribuar në këtë drejtim dhe të kontribuojnë për problemet. Të zbatojmë në praktikë bashkëpunimin e të dyja policive kufitare nga rajoni i Epirit dhe i Maqedonisë Perëndimore. Duam që bashkëpunimi ndërkufitar të jetë 24 orë në 365 ditë të vitit. Këtu do të ndikojë edhe qendra e përbashkët e kontaktit do të funksionojë brenda këtij viti. Do të ketë përfaqësues dhe nga policia e dogana të kryhet shkëmbim informacion sidomos në fushën e krimit të organizuar. Takimi i sotëm ka si qëllim marrjen e masave nga palët për ata që do të udhëtojnë nga të gjitha pikat doganore, të kenë lehtësi në lëvizje dhe të mos kemi vonesa dhe vështirësi që kemi pasur më parë”.

Nga ana e tij, edhe zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, përsëriti se takimi i sotëm dëshmoi  konkretizimin e angazhimit për realizmin e objektivave.

“Koordinimi dhe organizmi në detaj për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë, lëvizje e sigurt dhe pa probleme, kryesisht për periudhën e festave dhe gjatë sezonit turistik. Bashkëveprimi për vënien në funksion të qendrës së përbashkët doganore e policore ishte temë tjetër diskutimi. Të dyja palët kanë rënë dakord për vënien në funksion të kësaj qendre brenda vitit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos