“Asgjë kundër meje”, Berisha komenton deklaratat e ambasadorit gjerman

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 13:05 | Politikë
“Asgjë kundër meje”, Berisha komenton deklaratat e

Sali Berisha u pyet mbi deklaratat e ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, i cili për A2 CNN u shpreh se Partia Demokratike duhet të gjejë një udhëheqje që të jetë orientuar nga e ardhmja dhe që të mund të flitet më pak rreth personave të caktuar e më shumë rreth përmbajtjeve.

“Shumë e drejtë. Këtu nuk ka asgjë kundër meje. Cila është platforma jonë? Integrimi i Shqipërisë në BE. Cila është platforma e qeverisë aktuale? Ballkani i hapur. Ne jemi për luftë me zero tolerancë ndaj krimit, ndërsa qeveria kërkon të legalizojë kanabisin; Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Pra, janë dy botë dhe dy platforma. Unë kam besim se shqiptarët do të zgjedhin platformën tonë”, u përgjigj Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/15/ndarja-nga-maqedonia-e-veriut-ambasadori-gjerman-ti-trajtojme-te-dyja-vendet-se-bashku/

A2 CNN Livestream

Latest Videos