
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar sulmin me armë që u bë orët e para të së hënës ndaj Top Channel.
Në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Basha shpreh ngushëllimet për familjarët e rojës së sigurisë Pal Kola, i cili mbeti i vrarë si pasojë e sulmit.
Po ashtu, ish-kryedemokrati bën thirrje për vendosjen e autorëve para drejtësisë. (A2 Televizion)