
Kaos në tregjet globale. Çmimi i karburantit ka arritur nivelet më të larta që prej majit, për shkak të sulmit në rafineritë e Arabisë Saudite.
Rënia e prodhimit ka shkaktuar çrregullime në sistemin e furnizimit global me naftë bruto.
Në bursë, një fuçi nafte shitet me 68 dollarë amerikanë, ndërsa përpara sulmit çmimi ishte 61 dollarë, duke shënuar kështu një rritje me 11%.
Gjithashtu, edhe benzina pësoi një rritje prej 9%. Të gjitha shtetet që furnizohen nga Arabia Saudite po përdorin rezervat e tyre për të mos rënduar xhepat e konsumatorëve. (A2 Televizion)