Janë publikuar fotot e personit që vrau tre persona ditën e djeshme në një sulm terrorist, në një kishë në Nisë të Francës.
Brahim Aoussaoui, një 21-vjeçar nga Tunizia i cili kishte mbërritur në Evropë me barkë muajin e kaluar, sulmoi dhe vrau me thikë një 60-vjeçare, një 54-vjeçar dhe një 44-vjeçare. Ai hyri në kontinentin tonë më 20 shtator përmes ishullit italian të Lampeduzës dhe më 9 tetor ishte në Paris.
I riu u qëllua 14 herë nga policia dhe gjatë gjithë kohës thonte “Allahu Akbar”, madje edhe kur ishte nën trajtimin e mjekëve. (A2 Televizion)
Brahim Aoussaoui, 21-vjeçari nga Tunizia, i cili vrau 3 persona në një kishë të Nisës Viktima 44-vjeçare Simone Barreto Silva Viktima 54-vjeçar Vincent Loques Kmar, nëna e terroristit