
Presidenti amerikan Donald Trump po orientohet drejt shtyrjes së papërcaktuar të afateve tatimore për pagesën e detyrimeve të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, si masë ndaj efekteve dramatike mbi ekonominë që mund të ketë përhapja e koronavirusit në SHBA.
Ideja, e njoftuar nga gazeta Washington Post, përbën një ndryshim radikal nga një javë më parë, ku ministri i Thesarit Steven Mnuchin kishte hedhur poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.
Megjithatë përhapja e shpejtë e koronavirusit në territorin amerikan, ku tashmë shënohen më shumë se 1000 të sëmurë nga COVID-19, ka sjellë një ndryshim i strategjisë.
Afati i deklarimit të taksave në SHBA kishte për afat 15 prillin, por sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë ai mund të shtyhet të paktën disa muaj.
Përtej taksave, Trump po shtyn administratën që të shqyrtojë mundësitë për financime të mëdha për bizneset dhe familjet e goditura nga kriza ekonomike globale, pasojë e frikës nga koronavirusi. (A2 Televizion)