Sulmohet dhe vritet në shtëpi presidenti i Haitit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 12:35 | Bota
Sulmohet dhe vritet në shtëpi presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë në shtëpi. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë kryeministrin e përkohshëm të vendit, Claude Joseph.

Një grup individësh të paidentifikuar sulmuan rezidencën private të z. Moise brenda natës dhe e qëlluan atë për vdekje, tha Claude Joseph në një deklaratë.

https://a2news.com/2021/07/08/publikohet-videoja-e-sulmit-te-armatosur-qe-vrau-presidentin-e-haitit/

Zonja e parë Martine Marie Etienne Joseph Moise thuhet se është në spital.

Vendi i varfër i Karaibeve është përballur me paqëndrueshmëri politike në muajt e fundit që ka sjellë një shpërthim protestash të dhunshme, rrëmbimesh dhe krim të organizuar.

Partitë kryesore opozitare të vendit, gjyqësori dhe grupet aktiviste thanë se mandati pesëvjeçar i z. Moise si president përfundoi në shkurt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/09/dy-amerikane-mes-mercenareve-qe-vrane-presidentin-e-haitit-ne-vend-nis-lufta-per-pushtet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos