Paraditen e të mërkurës është tentuar të hapet edhe KZAZ nr. 27 e Bashkisë Kamëz.
Policia Bashkiake e Kamzës ka tentuar të lirojë ambientet e KZAZ-së që ndodhen në shkollën “Ibrahim Rugova”, por ka hasur me Policinë e Shtetit e cila është vënë në ruajtje të ambienteve të kësaj KZAZ-je.
Gjatë përlasjeve fizike mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Policisë Bashkiake të Kamzës. Ndërkohë, nënkryetari i kësaj bashkie deklaroi se pushteti lokal në Kamëz dhe populli do të vijojnë të mbrojnë dekretin e Presidentit të Republikës për të mos zhvilluar zgjedhjet lokale më 30 qershor.
Më pas, Policia Bashkiake është larguar së bashku me mbështetësit për t’u rikthyer sërish ditën e enjte. (A2 Televizion)