Sulmohet sërish me eksploziv Policia e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 11:26 | Kosova
Sulmohet sërish me eksploziv Policia e Kosovës

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri të Kosovës.

Sipas KosovaPress dyshohet që sulmi në Leposaviq ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë. Sipas informacioneve të para, jozyrtare, policia është sulmuar me eksploziv. Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky sulm.

Gjatë një konference për media ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë. Sipas ministrit Svelça këto janë përpjekje të Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dhe KFOR dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/15/policia-sulmohet-me-granata-dhe-kallashnikov-ministri-i-brendshem-serbia-kerkon-te-destabilizoje-kosoven/
https://a2news.com/2022/04/15/be-denon-ashper-sulmin-kurti-serbia-te-distancohet-nga-aktet-terroriste-ndaj-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos